Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Futja e dinarit në dialog/ Juristi: Kosova të kërkojë reciprocitet në çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës, sidomos në status juridik

 
   

Nga BE është kërkuar që çështja e dinarit të bisedohet në dialog mes dy palëve.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vednimin i BQK-së është mjaft i drejtë sa i përket kushtetutës.

Por, sipas tij, shqetësuese janë presionet e ndërkombëtarëve e poashtu edhe deklarat e O’Brien sa i përket partneritetit me Kosovën.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, i lirë dhe sovran; i ndërtuar dhe i mbështetur në Kushtetutën e vetë. Ky shtet po angazhohet që të shtrijë sovranitetin e vetë mbi tërë hapësirën e vetë shtetërore. Në këtë anë duhet shikuar edhe rregulloren e BQK dhe të shtetit të Kosovës. Një element i sovranitetit është edhe vetë paraja që përdoret në Kosovë. Shikuar kushtetuteshmërisht është vendimi i BQK-së më se i drejtë.

Në aspektin politik të futjes në procese të intergrimit të Kosovës në UE është i pakapshëm ky vendim, ndonëse edhe këtu UE dhe SHBA kërkohet të ishin në anën e Kosovës. Sa më shtet ligjor që është Kosova aq më lehtë është edhe intergrimi në UE etj.

Këtej është intervenimi i UE-së dhe i SHBA-ve në raport me Kosovën për çështjen e dinarit i pa drejte. Shqetësuese është qëndrimi i SHBA-ve, i Anglisë dhe i Gjermanisë, deklarata e z. O’Brian mbi partneritetin me Kosovën është tejet e rëndë. Këtu duhet Kosova të intervenoj”, shprehet ai.

Tutje, thotë se futja e dinarit si çështje në dialog nuk ka kurrfarë vlere duke ngritur pyetje, pse nuk reagon BE dhe SHBA që Serbia e ka në kushtetutë Kosovën si pjesë të saj?

Madje, ai bënë thirrje që në rast se dinari futet në dialogim mes dy plaëve, atëherë edhe Kosova ka të drejtë të kërkojë reciprocitet në çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës, sidomos në status juridik.

“BE po kërkon që të futet dinari në temë të diskutimit me palën serbe. Këtë e bëri pasiqë Serbia kërkoj një gjë të tillë. Kjo s’ka vlerë ekonomike-financiare. Euro si para e shtetit të Kosovës është edhe para ë BE-se. I vetmi dallim është se pagesat me vendimin e BQK-së do të bëhen tash e tutje me euro. Asgjë tjetër nuk ka ndikim. Por, Serbia, duke pasur për qëllim ripushtimi, që e ka të sanksiomuar në Kushtetute (kjo për BE-në dhe për SHBA-në nuk është problematik) Kosovën si pjese të shtetit serb, synon me dinar të tregoj pushtetin në Kosovë. Këtë e dinë mirë BE.

Megjithatë, kërkesa për të futur dinarin në temë të diskutimit me palën serbe në Bruksel i jep shkak Kosovës që të kerkon reciprocitet në çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës, sidomos në status juridik. Kosova kërkohet të qartëson çështjen e barazisë së pakicave nacionale në Kosovë me shqiptarët neë shtetin serb, në Serbi. Ndërsa, përkdheljet e shtetit serb nga BE dhe nga SHBA ka krijuar dhe rritur për së tepërmi nacionalizmin ekspanzionist serbomadh. Ka forcuar klikën e Vuçiçit edhe vetë këtë kriminel nacionalreacist serbomadh”, deklaron Kelmendi.

Në fund, potencon se me këto çfarë po bënë BE dhe SHBA de-fakto vetëm është militarizuar Serbia.

Me politikën e tillë të BE-së dhe sidomos të SHBA-ve de-fakto vetëm është militarizuar Serbia. Me qëllim gjoja të tërheqjes së Serbisë nga Rusia në drejtim të UE-së iu kanë bërë lëshime të mëdha, që drejtepërdrejtë e ka forcuar militatizmin e Beogradit ndaj shteteve tjera dhe Kosovës. Këtu është edhe shkaku i mossuksesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. BE dhe Serbia po e konsiderojnë Kosovën në territor të pazgjidhur në statusin juridik. Këta mendojnë që kjo çështje me dialog të zgjidhet. Pikërisht këtë nuk mund të pranon Kosova. Kosova ka 16 vite që është shtet i pavarur dhe sovran. Mbi këtë bazë dialogon me shtetin serb”, përfundoi ai.