Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ishte njeri shumë agresiv. Dhuna ishte e pranishme në familjen time”- Bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra fëmijët: Ja kur nisa të shqetësohesha për burrin

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u vra dhe u varros në kasollen pranë banesës nga fëmijët e tij në Shënvlash, Durrës ka folur për herë në lidhje me ngjarjen.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Blerina Meta është shprehur se bashkëshorti i saj ka qenë shumë agresiv dhe i dhunshëm me të dhe fëmijët e tyre.

Ajo është shprehur se nuk e ka ditur për planin e fëmijëve, dhe për bashkëshortin ka nisur të shqetësohet pas 3 ditësh, pasi ai punonte roje nate dhe jo çdo shkonte në shtëpi.

Pjesë nga intervista

Çfarë ka ndodhur në familjen tuaj?

Brikena Meta: Në radhë të parë dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga ana psikologjike. Sa i përket pyetjes tuaj, dua të them që ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme.

Është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhunë të vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte një njeri shumë agresiv. Kërcënime për jetën si mua dhe fëmijët e mi.

Keni qenë në dijeni të këtij plani?

Brikena Meta: Jo. Unë dijë vetëm që dhuna ishte e pranishme në familjen time.

Jeni shqetësuar për mungesën e bashkëshortit?

Brikena Meta: Unë atë ditë nuk isha i shqetësuar, sepse im shoq punonte roje nate dhe nuk është se vinte çdo natë në shtëpi.

Kur filluat të shqetësoheshit?

Brikena Meta: Ditën e tretë në mos gaboj.