Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtrëngata dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë këtë të dielë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në orët e pasdites reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era bëhdt relativisht intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.