Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së

Është arrestuar i dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, në Prizren.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ku tregoi se i dyshuari ka pranuar fajësinë, dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Bytyçi mes tjerash tha se një pjesë e gjërave të vjedhura janë gjetur, duke përfshirë dokumente personale dhe patentë-shoferi, dhe një pjesë po kërkohen, përfshirë edhe armën zyrtare.

“Po , pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arrit që të identifikojn dhe arrestojnë të dyshuarin, për të cilin dyshohet se dje ka shtepin e nje zyrtari në Prizren, ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale.

I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën,pas intervistimit me vendim prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjet ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit”, ka thënë Bytyçi