Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të diele në Volos të Greqisë, si pasojë e një aksidenti me motor.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak përpara orës 18:00, teksa i riu po kthehej nga Rizomylos, ku kishte qenë për të ndjekur një ndeshje futbolli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 26-vjeçari po udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me rrethimin anësor të rrugës. Përplasja ishte fatale dhe i riu me iniciale S.S, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Mediat fqinje shkruajnë se 26-vjeçari jetonte në Nea Ionia Volos dhe ishte i apasionuar me motorat./tvklan.al