Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërtimi i urës së re në Kukës, devijohet trafiku i mjeteve që vijnë nga Kosova

Prej mesditës së shtunë trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, por edhe anasjelltas, është devijuar pranë rreth rrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit e për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.

Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet përfundimtare, proces që sipas kompanisë koncesionare do të zgjasë rreth dy javë.

Policia rrugore në bashkëpunim me policinë bashkiake po menaxhojnë trafikun.

Ndërkohë, punonjësit e kompanisë koncesionare vendosën sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkullimin nga rreth rrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drin.