Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Frikë nga hakmarrja? U vra në burgun e Peqinit, familjarët e Arben Lleshit ngrenë pretendime: “S’është i afërmi ynë!”

Familjarët e Arben Lleshit që u vra ne burgun e Peqinit ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre. Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja Bashkisë për të kryer varrimin.

Familja refuzon të kryeje ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa tani kane ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit. Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësisht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.
(BalkanWeb)