Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq e fton Kamberin në konsultimet për themelimin e qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur konsultimet për kandidatin për kryeministër, ku të parin në takim e priti deputetin shqiptar,  Shaip Kamberi.

Konsultimet do të zhvillohen në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.

Vuçiq për RTS, tha se do t’i bëjë konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që duan të bisedojnë, përcjell Kosovo Online.

“Nga e hëna do të filloj konsultimet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Presidentin e Republikës së Serbisë, kështu që besoj se gjatë javës së ardhshme do të bisedoj me ata që duan të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin e këtij vendi sepse sigurisht do të ketë nga ata që do t’ju japin shkruani pesë njoftime dhe dhjetë deklarata pse nuk do të vijnë në bisedime, do të bëj konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që duan të flasin dhe pas kësaj do të jem i gatshëm të caktoj një përfaqësues”, tha ai.