Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk vi dot sepse…”/ Si i justifikoi Hygerta Meta mungesat në shkollë, pas vrasjes së babait të saj

Shoqja e Hygerta Metës, e cila ndodhet në burg për vrasjen e babait të saj, Pëllumb Metës dhe asgjësim e trupit të tij, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të familjes, tregon komunikimin me të në ditët e fundit.

Hygerta studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Shoqja e saj e universitetit ka dëshmuar planin e 19-vjeçares në lidhje me mungesat në shkollë dhe se çfarë u kishte thënë atyre.

“Të hënën dhe te martën nuk ka ardhur, te mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet. Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdhi, ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë”, tregon shoqja e Hygertës.