Misioni i KFOR-it ka deklaruar se janë të pabaza disa deklarata në rrjete sociale në të cilat pretendohen se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri.
Në njoftimin e lëshuar thuhet KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.
“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, thuhet në njoftim.