Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramosaj shpreh ngushëllime për 26-vjeçarin që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së 26-vjeçarit i cili vdiq sot në Prishtinë, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Sipas tij, bëhet fjalë për Shkumbin Hebibaj, nga fshati Baballoq i kësaj komune.

“Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, shkroi Ramosaj.

Aksidenti ndodh sot në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet.

Prokuroria e Prishtinës, e ka ndaluar për 48 orë shoferën e cila dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.