Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Meta: Ballkani i Hapur ishte përpjekje për ta fuqizuar doniminim e Serbisë në rajon

 
   

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se iniciativa e Ballkanit të Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e shtetit të Serbisë në rajon.

Madje sipas Metes, Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për paparaqitur Kosovën si shtet defunksional dhe destruktiv ndaj iniciativave të tilla.

“Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjeshtë një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon. Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit.

Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla”, tha Meta.