Delegacioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) është pritur në takim nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).
Sipas një njoftimi, gjatë takimit të zhvilluar ndërmjet partnerëve u diskutua për aktivitetet e të dyja palëve, anëtarësinë, mungesën e fuqisë punëtore, gjendjen aktuale të ekonomisë, procedurat dhe vështirësitë e të bërit biznes, infrastrukturën ligjore në Maqedoni e Kosovë, bashkëpunimet në projekte e evente në mënyrë të zgjerimit të rrjetëzimit mes bizneseve dhe jo vetëm.
Me këtë rast drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri falënderojë homologun e saj dhe stafin e OEMVP-së për takimin, duke theksuar se na presim shumë bashkëpunime frytdhënëse në të ardhmen.
Nga ana tjetër, drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Durim Zeqiri falënderojë Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë për vizitën dhe njëkohësisht potencoi se janë të hapur e të gatshëm për bashkëpunime dhe se tashmë kemi krijuar përvojë shumë të mirë nga bashkëpunimet paraprake.
DHTIK falënderon OEMVP-në për bashkëpunimin dhe raportet e shkëlqyeshëm që kanë ndër vite duke qenë të sigurtë se të njëjtat do të shkojnë duke u kultivuar gjeneratë pas gjenerate.