Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij, Blerina Meta, se kjo e fundit është autorja e vrasjes.
Në një intervistë për gazetaren e News24 Klodjana Haxhiaj, i moshuari tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre.
“Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain. Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo, qysh i ka lindur dhe deri më sot që i çoi në gjykatë. Ajo është strumbullari i kësaj pune. Ku ka vëlla në botë që mos ta vuaj. Ma kallëzoni një!”, tha ai.
(BalkanWeb)