Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër protestohet kundër vendimit për kthimin në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë në raport me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.

Protesta është paralajmëruar të mbahet të mërkurën me datë 28.02.2024 në ora 12:00 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pranë Gjykatës së Apelit.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit si të pa qartë dhe jo të plotë.

“Gjykata e Apelit në vendimin e saj bie pre e vetë kritikës së saj sepse nuk është e qartë dhe e plotë në vlerësimin e aktgjykimit” – thuhet në njoftim.