Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovës kanë bërë të ditur se deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34 mijë rekrutë.
“Mbretëria e Bashkuar dhe 11 kombe partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve.
Op Interflex, me qendër në Britaninë e Madhe, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në njoftim.