Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Todoroviç i “kall” mediat serbe me deklaratën e tij: Tajvani nuk është Kinë e Kosova nuk është Serbi

 
   

Mediet serbe “e kanë vënë para topit” anëtarin e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë së Gjilasit, Dushan Todoroviç i cili ka shkruar në rrjetet sociale se “”Tajvani nuk është i Kinës, njëjtë sikurse që Kosova nuk i takon Serbisë”, shkruan “Pink” transmeton “Bota Sot”

“Pink” e ka quajtur ideolog të partisë pro-perëndimore të Gjilasit, ndërsa ajo që ju dhemb është konstatimi se “krahina jugore serbe nuk i përket Serbisë”.

“Kam qenë para 30 viteve e disa muaj në Tajvan si ekspert, vetëm ata që nuk dinë historinë e Tajvanit kolonizimet spanjolle, holandeze apo japoneze dhe luftën qytetare në Kinë padijshëm thonë se Tajvani është Kinë” ka shkruar Todoroviç.

Në njërin nga komentet në postimin tha se “Tajvani i takon më të fortit” dhe se ky parim u vendos në vitin 1999“, Teodoroviç ju përgjigj se “Tajvani i takon Amerikës dhe jo Kinës”!

“Pink” shkruan se kjo nuk i mjaftoi ideologut të Gjilasit por shtoi gjëra edhe më skandaloze se “Kosova nuk është Serbi”!

Në pyetjen nga komentuesit, nëse Kosova është Serbi , ai tha “Nuk është më, gënjeshtra duhet të merr fund- ju dëshiroj ditë të mbarë”, duke bërë të ditur çfarë politike kanë ai vetë dhe ai të cilin e mbështet.