Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse vajza vrau të atin? Analiza ndryshe e psikanalistes: Sekrete apo incest? (Intervista)

Ekzekutimi pak ditë më parë në Durrës, ku fëmijët vranë dhe groposën të atin i tronditi të gjithë.

Jo më pak edhe ajo që ndodhi më pas. Gjakftohtësia. Sidomos e vajzës, Hygerta Meta, e cila ka marrë përsipër krimin.

Por çfarë fshihet pas kësaj ngjarje të rëndë përtej problemeve sociale? Për këtë zhvilluam një bisedë në “Skype” me Elona Haskon, specialiste e shëndetit mendor dhe psikanaliste. Hasko u shpreh se ngjarja ka disa elementë befasues dhe se duket se brenda saj fshihen sekrete të mëdha.

“Kjo është një ngjarje e rrallë. Nuk jemi mësuar që të shikojmë fëmijët ata që vrasin prindërit. Në nxehje e sipër, apo humbjen e kontrollit të eliminojë një agresor apo një dhunues që mund të ketë ushtruar dhunë për një kohë të gjatë.

Ngjarja ka disa elementë që e bëjnë, befasues, habitës, qëndrimi i fëmijëve duke u përgjigjur. U duk se vajza ishte shumë akull, e pa penduar, thëniet kontradiktore. Duket se në këtë ngjarje dhe në këtë familje ka shumë gjëra që fshihen.

Në mund të dyshojmë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Arsyet mund të kenë qenë të shumta, ndonjëherë duket se aty brenda ka sekrete të mëdha, që mund të ketë shtyrë fëmijët dhe nënën, duket se nuk është një vrasje që mund të jetë bërë në nxehje e sipër.

Nuk preferoj që të nxitoj që të bëj profile. Reagimet e fëmijëve janë jo të pritshmet, pengese, ose të treguarit që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit apo vrasje në rrethana të jashtëzakonshme” tha ajo.

Por si shpjegohet ftohtësia e autores së dyshuar në gjyq? Në këtë pikë, Hasko nuk përjashtoi pistat e tjera në hetimet që po zhvillohen. “Ne nuk e kemi parë nëse ka qeshur, por kemi parë reagimin e saj të ftohtë në gjyq. Duket e pamundur që të ketë dalë kjo vrasje nga asgjëja.

Ngjarje të tilla ndonjëherë ndodhin pasi është e vetmja formë që dikush të vazhdojë ekzistencën e vet. Mund të duket pak e pamundur, por që të të jenë që të katërt bashkëpunëtor nëse aty nuk ka pasur dhunë, ndonjë inceset, apo sekrete të tjera, të cilat për familjen mund të kenë qenë aq të rënda saqë katër anëtarët e familjes mund të eliminonin të atin” tha Elona Hasko për “5Pyetjet.al”.