Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria publikon agjendën e plotë për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për programin shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars.

Më 5 mars në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë solemne. Po në atë orë edhe kuvendet komunale do të kenë seanca. Ndërkaq në ora 12:00, do të zhvillohet rreshtimi i kuadrave të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Më 6 mars, të gjitha shkollat orën e parë do t’ia kushtojnë kësaj ngjarjeje të Epopesë së UÇK-së. Po atë ditë në ora 10:00, do të bëhen homazhe në Memoralin ‘Adem Jashari në Prekaz”. Pastaj edhe përfaqësuesit e komunave do të shkojnë për homazhe dhe në ora 17:00 do të ketë akademi përkujtimore.

Më 7 mars, në ora 18:00 do të jetë ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Në ora 18:00 është nata zjarreve. Në ora 19:00 programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.