Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Beograd festohet 16-vjetori i pavarësisë së Kosovës

 
   

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, sot është festuar 16-vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur veprimtari Ragmi Mustafi.

Ai tha se nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës dhe Ambasadorit, Jetish Jashari, sot është shënuar 16-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Sa më parë që Serbia bën hapin e domosdoshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës aq më parë do të çlirohet nga mendësia e errësuar të viteve 90-ta”, ka shkruar Mustafi në Facebook.