Analisti politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se ka informata që Milan Radoiçiq bashkë me grupin e tij para dy apo tri jave janë mbledhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit.
Këtë deklaratë, Gashi e tha në “Debat Plus” ku po diskutohet për çështjen e dinarit serb dhe kërkesës së ndërkombëtarëve që të pezullohet ai vendim, sepse mund ta cenojë sigurinë në vend.
“Edhe këtë veprim ndërkombëtarët e shohin si potencial me rreziku sigurinë. Informatat politike jo të sigurisë, takimi në hotelin në Kopaonik, të grupit të Radoiçiqit me ekip, ka pasur edhe në dy tri javët e kalume, mbledhje të grupit”, tha ai.
Tutje, Gashi tha se argumenti i ndërkombëtarëve është se në kohën kur planifikuam të përdoret valuta e euros në Evropë, janë përgatitur rreth dy vite.
Sipas Gashit, Qeveria nuk e ka pritur reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve për çështjen e dinarit.
“Ka pas takime, kur e ka ba këtë veprim, Qeveria e ka ditë që do të ketë reagim, por s’e ka ditë që do ta ketë këtë reagim. Ka dalë qaq i ashpër, vetë jam nxënë në një situatë që s’po e dinë çka me bë. Ndërkombëtarët kanë thënë që ne kur e kemi fut euron 2 vjet, jemi bërë gati më herët, e kemi përgatit opinionin, që ka me u ndërru marka e franga në euro, nevojitet një kohë e gjatë. Argumentet me pensionistë ka arrit me i shty te ndërkombëtarët më fuqishëm sesa e ka parapa Kosova. Vetë fakti që u leju mbledhja në Këshill të Sigurimit, tregon që argumentimi në kinse natyrën njerëzore të Serbisë ka qu peshë, ne s’jemi përgatit e s’kemi marrë masa”, tha ai.
Gashi theksoi se kërkesë e ndërkombëtarëve është që grupeve kriminale serbe të mos u jepet kauzë për destabilizim të veriut.