Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tjetër tragjedi në Itali! Shqiptari humbet jetën papritur, lë pas vajzën 5-vjeçare

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur në Itali. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës kur Ledian Sharka nuk është ndjerë mirë në vendin e punës.

Mediat italiane raportojnë se Sharka ishte me profesion murator, dhe ishte në punë në momentin që filloi të kishte probleme të shëndetit.

Kolegu i tij e dërgoi menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore, në momentin që 38-vjeçari po i shpjegonte mjekut se çfarë kishte ka rënë në vend dhe ka ndërruar jetë. Arsyet e vdekjes së tij nuk dihen ende dhe mbeten të mistershme deri në momentin e ekspertizës ligjore.

Mësohet se Ledian Sharka jetonte prej vitesh në Itali. Ai ishte i martuar dhe la pas një vajzë 5-vjeçare./5pyetjet.al