Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria ndan 120 mijë euro për projektin e regjistrimit të popullsisë, miraton edhe rregullore për orarin dhe pushimet e zyrtarëve publikë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Rregulloren për themelimin e marrëdhënies së punës me kontratë për periudhë të caktuar.

Qeveria gjithashtu miratoi edhe Rregulloren për orarin e punës, pushimet dhe vijueshmërinë e zyrtarëve publikë; rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për procedurën e pranimit në Shërbimin Civil; Rregulloren për klasifikimin e vendeve të punës në Shërbimin Civil, si dhe Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për projektin e regjistrimit të popullsisë.