Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë. Mësohet se viktima kishte ardhur nga Zvicra. Sipas mediave të Kosovës në xhep atij i janë gjetur 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga.
Në njoftimin e policisë së Kosovës bëhet me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 22:37 ku u informuan për një trup të pajetë në një ndërtesë. Më tej ata bëjnë me dije se kanë nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.