Mediat serbe kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me ekzekutimin mafioz të shqiptarit Edmond Mustafa mëngjesin e djeshëm në qendër të Tivarit.
Sipas kurir.rs, Mustafa u ekzekutua në sy të motrës së tij, teksa ata kanë qenë në makinë së bashku.
Dyshohet se ai u vu në shënjestër për shkak të lidhjes intime që kishte me gruan e shokut.
Por për këtë ngjarje të rëndë, Mustafa ishte në dijeni që do eliminohej, dhe këtë e tregojnë mesazhet që i janë zbuluar në telefon, në aplikacionin “Sky Ecc”.
“Doni të më vrisni, duan ‘Kavçanët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”.
Në dosje theksohet se Mustafa i acaroi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tij të “Skaljar” pasi pas vrasjes së Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë, ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.
Më 1 gusht 2020, shqiptarin e rrëmbyen dhe e mbajtën në një banesë në lagjen e qytetit të Podgoricës dhe i kërkuan që ta detyronte të rrëfente 20 vrasje. Ai u rrëmbye nga policët e Kavaçit, Ljubo Miloviç dhe Petar Lazoviç. Madje Miloviç kishte sugjeruar hedhjen e një bombe në shtëpinë e shqiptarit, për ta hequr qafe sa më shpejt./albeu.com