Falënderoj kryeministrin Edi Rama për gjithçka që keni bërë për Ukrainën, mbështetjen ushtarake dhe humanitare. Faleminderit për samitin që organizuat. Edi, kryeministër e vlerësoj mikpritjen tuaj për të diskutuar si mund të fuqizojmë vendet tona, rajonet tona dhe të gjithë Europën, tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Europa për breza të ardhshëm. Ne duam që Europa të jetë ajo hapësirë që cdo komb përcakton kombin e vet. Në të shkuarën ka ndodhur që të përcaktoheshin fatet e të tjerë. Tani Putin kërkon që të bëjë këtë.
Duke detyruar kombet e tjera që të bëjnë sikur do ai. Që diktatet e vjetra se cfarë duhet të bëjnë kombet. Prandaj është shumë e rëndësishme që Putini, regjimi i tij të humbasë. Dështimet e tij janë siguria jonë. Vizioni ynë bazohet te dinjiteti i njëjtë i barabratë. Respekti për cdo komb dhe e drejta për të pasur zgjedhjen e pavarur për fatin e tyre duhet të jenë parime universale. Ne besojmë se cdo shtet, komb në Europë që i ruan parimet meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet vendet tuaja në rrugëtimin Europian dhe është shumë mirënjohëse për mbështetjen që po na jepni ne. BE dhe NATO i kanë ofruar epokën më jetëgjatë të sigurisë. U jam mirënjohës të gjithë udhëheqësve dhe kombeve që kanë mbështetur formulën tonë të paqes.
Avantazhi i dukshëm i formulës së paqes do të thotë se cdo aspek i luftës ruse mund të zgjidhet me këtë plan. Cdo udhëheqës dhe shtet mund ta tregojë veten në këtë proces paqe, jo vetëm fuqitë e mëdha. Ne duam që e drejta ndërkombëtare dhe stabiliteti të bazohet në procese shumë palëshe, tek barazia e kombeve. Prandaj ju ftoj të gjithëve në samitin e paqes në Zvicër. Së treti, ne kemi vërtetuar që është e mundur dhe ti bësh ballë, një armiku që duket se është nga më të fuqishmit në botë. Ne propozojmë të gërshetojmë këto përpjekje tonat. Kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë që shton fuqinë tonë, por nuk mjafton kjo për të fituar mbi Putinin. Ne shikojmë probleme në ofertën për municione prandaj duam bashkëprodhimin e municioneve. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posacëm mes Ukrainës dhe Ballkanit.