Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Gazi bën deklaratën e fortë pas daljes

Gazmend Ujkashi ishte i ftuar sot në “Ftesë në 5”, një ditë pas daljes së tij nga Big Brother VIP. Ndër të tjera Gazi deklaroi se ka qenë Juli ai e cili e tradhëtoi në atë lojë, ndërsa zgjodhi Ilnisën në vend të shoqërisë së tyre.

Gazi: Kur je në karrige ti nuk e di si luhet loja brenda. Unë i kam të gjitha të qarta. Vetë Juli kur i tha Arbri që duhet të bëni humor jo vetëm debate, ai tha që e kemi bërë.

Eduart Deda: Si filozofi ti ishe lojtar i jashtëzakonshëm, por në momentin që del… dhe tha në prime jam censuruar

Gazi: Unë nuk thashë këtë, në prime është parë e arsyeshme të shihet një sherr

Eduart Deda: Ti je i palumtur sot që ke dale, ndërkohë që duhet të ishe i lumtur.

Gazi: Jo nuk është e vërtetë.

Eduart Deda: Ai thotë që nuk janë transmetuar

Balina Bodinaku: Unë nuk mendoj se doje të dilje mbrëmë

Gazi: Unë doja të dilja mbrëmë

Eduart Deda: Ti u zemërove shumë dhe nise direkt konfliktet me Julin. Problemi kryesor i yti, që vijmë edhe tek gjëja tjetër pse ke dalë sot, interpretimi është i gjithi.

Gazi: Unë jam mërzitur me videon, sepse u dha vetëm e imja. Kur unë kam pasur debatin më të fortë me Ilnisën, Juli më ka shitur në prime. Ai tha se Gazi është besëprerë, unë Ilnisën e kisha kryqëzuar, ndërsa ai më shiti. Të nesërmen i thashë hajde bëjmë xhiron, dhe i kërkova të ma shpejtonte. I thash ku jam unë dhe ku është Ilnisa në marrëdhënie me ty. Ai iu shmang, nuk ma tha. Atëherë i thash, po bën lojtarin. Direkt kam ndenjur duke skanuar sjelljet e tij.

Balina Bodinaku: Deri diku jam në një mendim me ty.

Gazi: Pastaj kam bërë katër orë debat me Julin dhe e mora vesh idenë e tij. Aty bëmë divorc i thash. Më pas kur do pija të nesërmen në mëngjes kafe, dëgjoja në kor ‘injoroje’. Ilnisës i kam thënë që unë po të gjeta një moment keq, do të të hedh.

Balina Bodinaku: Nuk shfaqej shumë kjo o Gazi.

Gazi: Ilnisa ishte në një krizë të paparë nervore. E kuptoni ju. Unë e kam bërë këtë Big Brother.

Balina Bodinaku: Ti iu ktheve Julit kundër në momentin që kishte nën ombrellë 80% të shtëpisë. Në atë moment u gjete pa lojë.

Ols Abazi: Nëse je lojtar je vetëm fitues, nëse bëhesh njeri humb në atë lojë.

Bieta Sulo: Unë mendoj që Gazi e ka tek pjesa pse e quajti besëprerë

Gazi: Po pse më quajti ashtu kur unë i qëndrova besnik paktit që bëmë me Julin brenda shtëpisë.