Nënkryetari i kryeqytetit Alban Zogaj ka folur lidhur me situaten e krijuar në komunën e Prishtinës pas daljes nga koalicioni i PDK-së.
Zogaj tha se kanë qenë të befasuar me largimin e PDK-së nga bashkëqeverisja.
“Kjo prishje ishte e panatyrshme dhe e hershme”, tha Zogaj.
Ai foli edhe rreth shkarkimeve të drejtorëve nga radhët e Partisë Demokratike.
“Shkarkimi i parë vjen si rezultat i performancës së ulët, në një prej problemeve më të mëdha që e kemi në kryeqytet. Ne kemi bërë një anketë të madhe me gati 10 mijë respondentë në kryeqytet. Problemi më i madh i Prishtinës, na del prej qytetarëve të Prishtinës prej 10 mijë familjeve, menaxhimi i mbeturinave”, tha Zogaj në Klan Kosova.