Institucioni më kredibil në vend Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka kohë që është “kap” nga një rrjetë i cili si cak ka bizneset e “dobëta” karshi atyre të fuqishme.
Në krye të saj është UD i ATK-së Ilir Murtezi, i cili kundërligjshëm i ka emëruar “Dostat” në pozita të zëvendës drejtorit.
Ai me “dosta” të cilët në disa rate i kanë kërcënuar bizneset se nëse nuk i përfillin çka thonë ata këta i shkatërrojnë .
Murtezi , ushtrues detyre i cili ka kaluar të gjitha afatet ligjore të të qëndruarit në pozitë si U.D, përveç ushtrimit të detyrës tashmë të faktuar jo ligjore ai ka bërë edhe emërime të “dostave” në pozita.
Ligji ku dëshmon se vendimet e Muretzit janë të kontesuara dhe të kundërligjshme.
Njazi Asllani ka disa vite kundërligjshëm është emëruar zëvendës drejtor nga pozita e menaxherit.
Media e ka dëshmin e pozitës së më hershme që e ka mbajt Asllani.
Emërimi i tij është konsideruar shkelje edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) i cili i ka ka hedhur poshtë të gjitha vendimet, për emërimet nga Murtezi.
Nuk është i vetmi vendimi i cili është konstatuar si shkelje nga KPMSHCK-ja, janë edhe qindra vendime për emërime të tjera me shkelje. Por vendimi i institucionit ka mbet vetëm letër nuk është zbatuar nga Murtezi, si pasojë mijë euro është gjobitur ATK. Gjatë javës së kaluar Murtezi bashkë me ministrin e Financave Hekuran Muratin kanë raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku shumë pyetjeve nuk iu kishte përgjigjur saktë por i kishte mashtruar.
Për të gjitha këto fakte dhe shqetësime i ka paraqitur deputeti dhe anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa Visar Korenica, cili thotë pse nuk ka asnjë arsye që Murtezi të vazhdojë në atë pozitë.
Sipas tij ka shumë elemente të shkeljeve ligjore që i ka bërë në vazhdimsi Murtezi dhe se gjitha afatet ligjore janë tejkaluar dhe se ai është duke qëndruar kundër ligjit të vjetër dhe ligjit të ri.
Madje Korenica thotë se bazuar në ligjin e ri kur kalojnë afatet ligjore të UD-së 6+6 muaj, të gjitha vendimet që ai i merr janë të kundërligjshme.