Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush është ‘hija’ e Zelenskyt? Shoku i fëmijërisë që e ruajti me jetë dhe në Tiranë

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shoqërua me një nivel të lart sigurie, Fakt që kuptohet dhe nga rëndësie si një prej liderëve më të rëndësishëm në botë, për shkak të luftës me Rusinë.

Gjatë kësaj vizite u zbulua dhe një detaj interesant për sa i përket sigurisë së tij. Tashmë që prej fillimit të luftës më 24 shkurt 2022, Zelensky ka një mbrojtje speciale, një “hije” që i rri gjithnjë pranë në çdo moment. Pikërisht shefi i sigurisë së tij Maksym Donets, 44-vjeç.

Ky person konsiderohet “hija” e Zelenskyt pasi qëndron pranë tij 24 orë, gjë e cila u vu re dhe nga vizita që zhvilloi në Tiranë.

Ai është shok fëmijërie me Zelensky-n pasi janë rritur të dy në Kryvyi Rih. I diplomuar për ekonomi, por më vonë për siguri fizike, Donets tashmë merret me ruajtjen e Presidentit të vendit të tij. Ai ishte i pranishëm edhe në Tiranë teksa shoqëronte Zelensky-n.