Sipas disa studimeve të publikuara nga “Health” thuhet se ataku kardiak tek gratë ka disa simptoma të tjera nga burrat.
Të tilla simptoma që paralajmërojnë për atak kardiak janë:
Vështirësi në frymëmarre: është një nga simptomat e para që mund të tregojnë për atak kardiak.
Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit: dhimbja në qafë, shpinë, nofull, krahë (zakonisht majtas) janë disa nga simptomat që paralajmërojnë sulmin në zemër.
Të përziera, të vjella dhe stomak i irrituar: kjo ndodh për shkak se bllokohet furnizimi me gjak i arteres koronare të djathtë.
Lodhja e vazhdushme dhe problemet me gjumin: sipas një studimi të “Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve të Zemrës” 515 gra që kishin pasur sulm në zemër kishin ndjerë lodhje dhe ndjesi këputje 1 muaj para sulmit.
Djersë të ftohta.
Dhimbje, shtrëngim dhe presion i madh në gjoks.