Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lirimi i Vangjush Dakos, Boçi: Drejtësi me porosi, kjo është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi dje në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me lirimin e Vangjush Dakos. Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se lirimi i Dakos të cilin e cilësoi si bosin e mafias është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi. Ai më tej shtoi se PD ka vënë re para keqpërdorimit e Spak-ut dhe gjykatave te drejtësisë se re.

“Lirimi i Vangjush Dakos, bosit të mafies, betonizuesit të Durrësit dhe serial-killerit të zgjedhjeve në këtë qark, është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi. Partia Demokratike e ka vënë e para alarmin e keqpërdorimit e Spakut dhe gjykatave te drejtësisë se re si vegla të verbëta në duart e partisë së krimit dhe do të jetë e fundit që do të heshtë përballë kapjes së sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Konvaleshenca e Dakos nga suita e paraburgimit, e ngritur posaçërisht për të dhe zyrtarët e tjerë socialistë, në kushtet e shtëpisë, është sinjali që Edi Rama u dërgon bashkëpunëtorëve: me pak harxhe, dhe po të po ti përmbahet kodit të Omertas, të qepni gojën, do t’ia hidhni!”, deklaroi ai. Më tej Boçi u shpreh se Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse ai zbatoi ligjin e heshtjes së Ramës.

Boç shtoi se Vangjush Dako është fytyra e pushtetit që Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri që në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës. “Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse zbatoi ligjin e Omerta-s, të heshtjes, së Edi Ramës. Dako nuk u akuzua për krimet e tij të rënda që rëndonin mbi të si betonizimi i Durrësit dhe krimi monstruoz elektoral të mirë dokumentuar, por për shtesë kati dhe ‘shpërdorim detyre’.

Ai nuk u dërgua në shtëpi se nuk ka prova, por se ai e dha provën e besnikërisë ndaj partisë dhe Edit. Besnikëria, e cila bazohet mbi parimin: lejojeni drejtësinë e re tone të bëjë sikur po na godet, që nëpërmjet saj të godasim kundërshtarët politikë dhe të jemi në pushtet sa të duam vetë. Vangjush Dako është fytyra e pushtetit që Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri që në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Ai nuk mund të dënohet sepse është mik i Ramës, bashkëpunëtor i tij, por mbi të gjitha në bashkëfajësi dhe bashkëdijeni me të. Edi Rama nuk lejon ta dënojnë Gjushin. Ai, disa muaj në paraburgim, si në kohën e etërve komunistë, ia konsideron si ‘kuadro në qarkullim’”, nënvizoi Boçi.