Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, beson në pafajësi në rastin 53 milionësh.
Ai tha se nuk do të vajtojë këtë rast.
Deputeti i AAK-së, konsideron se nuk është vendimmarrës, por ish-Qeveria Haradinaj, teksa shprehet optimist se Apeli do ta ndryshojë këtë vendim.
“Më ka habit fakti deri sa u nxjerr atë vendim derisa unë nuk kam qenë vendimmarrës ka qenë qeveria Kosovës por unë nuk e kam ndërmend që tani të vajtoj është apeli do të thotë shkalla e dytë që do të vendos dhe një e di që ketë drejtim pikë faji nuk kam dhe nuk dua që ta luaj rolin e viktimës se nuk kam nevojë dhe mendoj që qytetarët fund do të binden që unë nuk kam marrë para dhe kjo më çudit fakti që ma kanë bërë gjykimin publik dhe sikur të ishte ajo sot unë nuk isha i lirë dhe nuk është dashtë të jesh i lirë, por dihet që për çka është aktakuza për çështje administrative apo për ata që unë kam tejkaluar kompetencat e mija por unë nuk kam marr vendim”, u shpreh Lekaj.