Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse gjykata ka lënë në paraburgim Naim Murselin? Eksperti: Krimi që ka bërë meriton dënim të lartë, prandaj…

 
   

Së fundmi gjykata ka shtyrë më tej afatin e paraburgimit për Naim Murselin si dhe dy personat e tjerë që akuzohen si të përfshirë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Por çfarë po e vështirëson punën e prokurorisë për ta çuar çështjen në shqyrtim gjyqësore? Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në një lidhje në Skype me “Breaking” është shprehur se krimi që ka bërë Naim Murseli merr një dënim të lartë dhe arsyeja e dënimit është pse gjykata ka shtyrë afatin e tij për paraburgim.

Bedri Elezi: Është e mirë rregulluar me ligjin me kodin penal të Kosovës përsa i përket çështjes së hetimeve dhe çështjes së arsyetimit të mbajtjes në paraburgim për personat e dyshuar për veprat e rënda. Është një krim që merr një dënim të lartë dhe mendohet se dënimi mund të jetë një nga arsyet e mbajtjes në paraburgim. Pastaj është një çështje që kërkon hetime të tjera duke marrë në konsideratë se ka disa çështje të cilat nuk janë sqaruar deri tani dhe kanë nevojë për një qasje më shumë serioze.

Kjo vrasje është është shumë komplekse dhe kemi të bëjmë me persona të dyshuar dhe persona dëshmitarë. Çdo veprim i cili do të kishte për pasojë mosvendosjen të personave përgjegjës para një situate, ku të njëjtit nuk do kenë mundësi për të pasur ndikimin tek dëmtimin e provave apo rrezikun e ikjes, qoftë edhe çështjet e tjera, prandaj në këtë aspekt besoj që gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurorisë e cila është mjaft e rregulluar përsa i përket arsyetimit të mbajtjes në paraburgim të personave në fjalë.