Mbrëmjen e djeshme (28 shkurt), qyteti i Korçës u trondit nga një krim i dyfishtë , ku shtetasi Ilo Lluka vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas u vetëvra.
Panorama Online ka siguruar pamjet nga momenti i ngjarjes, të cilat janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Konflikt mes palëve ka nisur për çështje prone. Burimet bëjnë të ditur se nëna e Emiljano Pine bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës, ndërsa ky i fundit jetonte jashtë vendit.
Sipas informacioneve babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesës, Emiliano Pines.
Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të vijë në Korçë dhe të vendosë vetë “fatin” e tij.
60 vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40 vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ka ndërruar jetë në spital.