Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi është përplasur në Pressing me analistin Sadri Ramabaja.
Ajo ka pyetur analistin se si arriti Radoiçiq të ikte në Serbi.
Musliu-Shoshi: “Qysh ndodhi që Radoiçiq nga Manastiri shkoi në Serbi? Qysh ke e mundur kjo me sovranitetin e Kurtit që e ka shtri në Veri?”
Ramabaja: “Nuk shtrohen këto pyetje kështu”.
Musliu-Shoshi: Si është e mundur?
Ramabaja: Nuk shtrohen këto pyetje kështu.
Musliu-Shoshi: Çfarë pyetje po pret me të thënë unë ty që po shkoj në Veri dhe po luftoj për budallallëkun e Albinit?
“Pse Serbia nuk është në sanksione nga Banjska”?, vijoi deputetja Musliu-Shoshi./Express