Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Jugperëndimore, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të ngrohtë. Për pasojë vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit.

Më të dendura shirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pas mesditës të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar ekstremin Juglindor, ku shirat do të mbeten prezent deri në orët e vona të mbrëmjes.

Problematike gjithashtu paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostantë në vlerat minimale por do të ulën ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20 °C vlera më e lartë në rang territori.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte do të jetë me vranësira te dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe herë pas here të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente por në sasi më të pakta. Temperaturat e ajrit vijojnë të larta në mëngjes por do të pësojnë rënie të ndjeshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë rrebeshe dhe në formë shtrëngate; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë vlerave minimale por maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrije shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të kontinenti; Konkretisht: rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin e Ballkanit, Europën qendrore si edhe brigjet e detit Egje. Po ashtu; Ishujt Britanikë do të vijojnë me stuhi të forta ere dhe shira të konsiderueshëm NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë vetëm në; gadishullin Iberik si edhe Europën Lindore./abcnews.al