Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mulla Osmani përfshihet në debatin për diplomën e Nexhmedin Spahiut, ja si e quan Lirim Mehmetajn

 
   

Osman Musliu, hoxhë nga Drenasi, është përfshirë çuditërisht në debatin mbi diplomën e Nexhmedin Spahiut, profesor në AAB, e cila temë u ngrit pas dyshimeve të Lirim Mehmetajt, analist në “Debat Plus”.

Musliu e ka mbrojtur Spahiun, ndërsa e ka cilësuar Mehmetajn si analist të “paguar” e të “porositur”.

“Kur intelektuali nepërkëmbët nga një panelistë i paedukuar!

Një panelist, i paguar e i porositur, iu vërsul profesorit Nexhmedin Spahiu, pa bigajri hak, duke e akuzuar se kinse nuk ka diplomë, e pastaj kur doli se ka diplomë të doktoraturës ky i pacipë pretendoj se profesori nuk ka të drejtë të flas për tema të caktuara. Ndërsa realiteti është se punimet në shkencat politike të Profesor Nexhmedinit i vetëm janë më të cituara se të gjithë profesorëve të depaetamentin të UP bashkë. Pra, Profesori i cili është cituar nga qindra punime shkencore për shkenca politike, nuk paska të drejtë të bëj analiza politike në debate televizive!” – shkroi ai.