Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nëna e detyroi vajzën e madhe që të mos vinte në varrimin e babait”/ Motra e Pëllumb Metës ngre dyshime të forta nga ngjarja makabër në Durrës: Nuk e ka vrarë Hygerta…

Motra e Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj.

E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’, halla e fëmijëve tha se vëllain e saj nuk e ka vrarë vajza e vogël, por kunata, ose djali i madh.

“Duke e ditur se çfarë sjellje kishte djali i madh. Në Europë nuk është fushë me lule, për çdo gjë do mund. Ai ishte mësuar me luks. Duke ditur se me ça merrej djali, ca pinte, direkt më shkoi mendja aty. Te djali më shkoi mendja, ai pinte drogë. Nuk donte të punonte. S’e di se ku i gjente lekët. I gjetëm shoferë kamioni, por nuk pranoi se iu duk rroga e vogël. Babai i kërkonte llogari fëmijëve, kjo nuk është bullizim. Jam shokuar. Nuk mundesha ta besoja. Isha jashtë, s’më treguan si fillim. Kemi qenë në shok total. Kur erdha e mësova. Nuk u lejonte që të shkoja te shtëpia. Kam shkuar një ditë më pas. Çfarë të shihja, (qan). Çështja duhet të hetohet deri në pikë të fundit, pse e kanë lënë nënën e vetë të lirë? Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them se ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici. Dje kemi mësuar diçka të re për vajzën e madhe. Që kur e kam parë atje, se ka lidhje me njëra-tjetrën. Edhe kur vdiq baba, ka ndenjur 5 javë në spital. Ka ardhur vetëm Amarildo dhe vëllai. E ëma ka ngulur këmbë që vajza mos të merrte pjesë në varrim, ajo ka ardhur nga krushqia me zor në varrim.”, tha ajo.