Karabinierët po hetojnë për një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, përgjatë rrugës në zonën e Terracinës.
Mediat italiane raportojnë se një shtetas shqiptar 27-vjeçar ka humbur jetën, por dinamika e ngjarjes po hetohet ende nga ushtarakët që po punojnë për rindërtimin.
Sipas mediave një burrë i cili ka qenë duke udhëtuar me furgon këtë mëngjes në zonën e Terracinës ka thënë se në një moment ka dëgjuar një si trokitje në mjet, dhe më pas është ktheyr dhe ka parë një burrë të pajetë në anë të rrugës.