Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagon për vrasjen e më shumë se 100 palestinezëve që ishin duke pritur për ushqim

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kanë thënë se janë të tronditur nga raportimet për Gaza, ku më shumë se 100 palestinezë raportohet se janë vrarë derisa prisnin dërgimin e ndihmave.

Në reagim thuhet se ushtria izraelite duhet që të hetojë plotësisht incidentin dhe mënyrën se si ndodhi deri të këto vrasje.

“Njerëzit kërkuan ushqim për familjet e tyre dhe u vranë. Jam tronditur nga raportet nga #Gaza . Ushtria izraelite duhet të hetojë plotësisht incidentin dhe mënyrën se si ndodhi paniku masiv dhe të shtënat. Ngushëllimet e mia janë me familjet e viktimave ABaerbock”.

Tutje thuhet se një pauzë humanitare është më urgjente se kurrë.

“Në #Gaza , njerëzit janë më afër vdekjes sesa jetës. Më shumë ndihma humanitare duhet të hyjë menjëherë. Një pauzë humanitare është më urgjente se kurrë, në mënyrë që pengjet më në fund të lirohen nga Hamasi, të ndalojnë të vdekurit në Gaza dhe ndihma të shpërndahet në mënyrë të sigurt. – ABaerbock ”. Thuhet në reagimin e ministrisë në “X”./teve1.info

Gaza: Më shumë se 100 të vrarë në turmën që po priste ndihmat humanitare