Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humbën jetën në shpërthimin në Lushnje, babë e bir sot kishin nisur punë: Djali sapo ishte kthyer nga Italia

I afërmi i viktimave të ngjarjes së rëndë në Lushnje, babë e bir, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se Roland Verçani dhe i biri sot kishin filluar punë në kapanonin që shpërtheu.

Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim.

Mes tjerash ai shtoi se Roland ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë bënte të njëjtën punë, pra me vinç.

“Janë kushërinjtë tonë, Landin e kemi fis. Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin. Punonte me kamion, me vinç. Landi ka dy çuna dhe një gocë. Landi ishte 55 vjeç.

Çuni ka qenë në Itali, djali kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga emigrimi. Punonin, mirë e kishin gjendjen ekonomike”-tha ai.