Në ambientet e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet drejtorit të rajonal të policisë nënkolonelit Faton Pllana dhe kolonelit Francesco Ferrara, komandant i komandës së KFOR-it italian- rajoni perëndim .
Gjatë këtij takimi drejtori rajonal Pllana e njoftoi kolonelin Ferrara dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.
Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe forcave të KFOR-it italian, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.