Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humbën jetën në shpërthimin në Lushnje, babë e bir sot kishin nisur punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në ndërtim në Lushnjë.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

Dyshohet se një një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.  Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

“Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit”./tch