Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka shkuar në Turqi, për të diskutuar ato që ajo i quan sfida urgjente të sigurisë.
“Në Antalia për #ADF2024, duke diskutuar disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shkroi ajo.
Ajo tutje tha se në takimet e nivelit të lartë ka theksuar nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Gërvalla në X.