Sot do të mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit.
Konferenca pritet të nisë në ora 10:00.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë u.d., i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.
Do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj si dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj.