Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata e fortë e motrës së Erjolës pas hallvës:”Na kanë kërcënuar të gjithë familjen”

Erjola Doçi ka ngjallur reagime shumë të forta në shtëpi pas veprimit të saj ndaj Ilnisës, duke bërë hallvë. Por si është pritur ky veprim jashtë “Big Brother”?

Motra e saj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me këtë situatë, kur duke folur për “Shqipëria Live”, tha se i kanë kërcënuar edhe me jetë. Ajo tha se veprimi i motrës së saj ishte thjeshtë një veprim figurativ, që lidhej me lojën dhe jo Ilnisën si individ apo njeri.

Nuk jam brenda Ilnisës, por mendoj se ajo e ka bërë më të madhe se duhet. Edhe ajo preku diçka te familja jonë, dhe Erjola u hakmor në thonjëza. Erjola kur është fut aty ka pasur mendime të ndryshme, pastaj është afruar aty me Julin dhe Ledionën.

Ne si familje jemi ndjerë shumë të kërcënuar nga rrjetet sociale, nga njerëzit, na kanë shkruar. Unë nuk mendoj se është diçka ekstreme që të shkojë deri në ekstrem. Gjithë ky mllef për një veprim figurativ”, tha motra e saj.