Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trupa shtesë të KFOR-it në Kosovë: Eksperti i sigurisë jep “alarmin”: Serbia ka diku rreth 48 baza ushtarake rreth kufirit!

 
   

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për “Bota sot”, ka folur mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai ka thënë se katualisht situatën e kemi të qetë por të brishtë, e që sipas tij, kjo vjen si pasojë e pretendimeve serbë për të shtuar aktivitetet e dhunshme në veri.

“Situata në veri të Kosovës mund të konsiderohet e qetë, por në fakt e brishtë.

E brishtë, për faktin se Serbia në vazhdimësi ka pretendime që të shtojë aktivitete të dhunshme në Kosovë, përkatësisht ka pretendimet territoriale dhe në vazhdimësi ka shfaqur këto pretendimet duke shfaqur që të organizojë aktivitete të dhunshme, sulme siç ishte edhe agresioni në Banjskë të Zveçanit. Dhe, si rrkedhojë e kësaj situatë sigursht që edhe KFOR-i si garantues i sovranitetit, sipas rezolutës 1244, ka marrë të gjitha veprimet duke tentuar që të përmbush boshllëqet burimeve njerëzore sa i përket kapaciteteve për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës”, thotë ai.

Tutje, për trupa shtesë të KFOR-it, ai thotë se kjo po bëhet se Serbia në kufi me Kosovën ka dikun rreth 48 baza ushtarake, duke shtuar kapacitetin e saj.

“Së fundmi, tani një kontigjet pjestarësh të ushtrisë turke të cilët janë anëtarë të NATO-s dhe që veprojnë në kuadër të KFOR-it kanë zbarkuar në Kosovë, kështu duke shtuar numrin e pjesëtarëve të KFOR-it të cilët kanë një përqendrim më të veçantë në territorin e Kosovës, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe krejt kjo bëhet ngase Serbia ka dikun rreth 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën dhe gjithashtu ka shtuar kapacitetet e saj ushatarke në këto baza.

Veprime të tilla kishin ndërmarrë edhe shumë pjestarë të ushtrive të ndryshme të NATOs-, që veprojnë në Kosovë siç janë: SHBA, Britania dhe të tjera, e poashtu po pritet që edhe shtetet e tjera në vazhdimësi të shtojnë numrin e kontigjenit të tyre për të pas një numër më të madh të forcave të sigurisë ndërkombëtarë të NATO-s në Kosovë”, nënvizon ai.

Në fund, thotë se në rast të eskalimit të situatës KFOR-i ka planet e veta operative, duke thënë se edhe Policinë e Kosovës ka shtuar gjithashtu vigjilencën e saj

“Ne e dimë që në momentin eventual të eskalimit të situatës së sigurisë, KFOR-i ka planet e veta operative për të plotësuar të gjitha kapacitetet kundrejt një agresin që mund të ndodh siç ishte ai i Banjskës.

Mund të themi se pas 24 shtatorit kemi veprime konkrete të shteteve anëtare të NATO-s të cilat përmes takimeve të tyre, përmes konferencave të ndryshme kanë treguar qartë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që Serbia të veprojë në mënyrën siç ka vepruar deri më tani për të organizuar aktiviete ushtarake brenda Kosovës, qoftë edhe përmes formave të ndryshme terroriste.

Prandaj, ne jemi të vetëdijshëm se situata e sigursë në Kosovë është mirë e strukturuar, kemi reaguesin e parë Policinë e Kosovës, e cila ka shtuar gjithashtu vigjilencën e saj, njejtë ka vepruar edhe KFOR-i, EULEX-i dhe ka një bashkëpunim rreth sigurimit të infomacioneve për zhvillimet që mund të ndodhin në atë pjesë dhe poashtu ka plane operative konkrete për koordimin në rastet e sigurisë së jashtëzakonshme”, përmbyll ai.