Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Video e shpërthimit në Lushnjë, banorët: Ishte tamam si Gërdeci

Në një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale duket shtëllunga e madhe e tymit që shoqëroi shpërthimin e fuqishëm në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje.

Shpërthimi që ndodhi rreth orës 15:30 (1 mars 2024) tek ‘Rrethrotullimi i Plasmasit’ në Lushnje, i mori jetën babë e bir të cilët ndodheshin në vinç. U plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.

Banorët që kanë banesat atje e bizneset kanë pësuar dëme të mëdha.

Disa e krahasojnë shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec

“Ç të thotë nëna. Aq jemi trembur. Çunit i është prishur çatia. Nuk lejohet të punosh me bombola gazi. Jemi familjarë, 100 mijë lekë pension nuk na del të hamë buk jo më të shkojmë tek doktori apo të rregullojmë shpijat”
Ka qenë tamam si shpërthimi i Gërdecit