Njësiti i FSK’së ka tërhequr trupin e pajetë, për të cilin dje një burrë e informoi Policinë e Kosovës se ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra, në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se trupi është dërguar për obduksion.
“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK’së. Trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.”, tha Gashi.
Për rastin ka njoftuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, u tha në raport.